‘Oh, Oh Xhulia’ sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Teatri i Qytetit ‘Adriana Abdullahu’ në Ferizaj shfaq sot në mbrëmje, 15 nëntor 2018, duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes, “Oho, oh Xhulia”.

Regjinë e kësaj komedie e ka bërë Besim Ugzmajli, sipas tekstit të Ephraim Kishon.

Shfaqja “ ‘Oh, oh, Xhulia’, është një komedi-parodi e cila flet për një lidhje dashurie, sikurse ajo në mes të Romeos dhe Xhulias së Shkespirit, por që heronjtë Kishon, kanë një fund më të lumtur se protagonistët e Shekspirit.

Në shfaqje luajnë: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu.