‘Oh, Oh, Xhulia’ shfaqet sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Teatri i Qytetit ‘Adriana Abdullahu’ i Ferizaj, do të shfaqë sot në mbrëmje reprizën, ‘oh.of. Xhulia”, me tekst të Ephraim Kishon dhe regji të Besim Ugzmajlit.

Komedia  “Oh, Oh, Xhulia” vjen si version i tragjedisë “Romero e Xhuljeta” të Shekspirit, por personazhet e sjella nga Kishon dhe Ugzmajli kanë një përfundim të lumtur.

Në shfaqje luajnë: Shpëtim Selmani, Vjosa Tasholli, Sherif Bega, Edona Berisha, Mevlan Saraçi dhe Milot Salihu.