OEK, Prezanton Barrierat e Sektorit Prodhues

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) sot do të prezantojë rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend, të identifikuara në kuadër të indeksit të klimës së biznesit për tremujorin e katërt të vitit 2017 .

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.

Sektori i prodhimit në vendin tonë rezulton të jetë mjaft optimist dhe aktiviteti biznesor i tyre është në rritje.

Prezantimi i rezultateve mbahet në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, Kati I, duke filluar nga ora 11:00.