Oda Ekonomike e Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës: Rekomandimi për vizat - lajm fantastik për bizneset kosovare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, vlerëson se marrja e rekomandimit pozitiv për vizat është një lajm fantastik për bizneset kosovare.

Sipas tij, liberalizmi i vizave do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve kosovare.

Ai thotë se 56% e bizneseve kosovare kanë humbur kontrata të rëndësishme biznesore për shkak të çështjes së vizave.

Ky është shkrimi i plotë i Berat Rukiqit:

– 56% e bizneseve kanë humbur kontrata dhe relacione të rëndësishme biznesore, ndërsa 62% kanë pasur ndikime në eksporte, si pasojë e mosliberalizimit të vizave;

– Lajmi i sotëm, përkatësisht rekomandimi pozitiv për vizat nga Komisioni Evropian, është lajm fantastik për bizneset tona. Liberalizimi i vizave do të ketë ndikim të jashtëzakonshëm në ndërkombëtarizimin e ndërmarrjeve tona;

– Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdon avokimin në rrjetin e vet ndërkombëtar, për vendim sa më të shpejtë për liberalizim dhe krijim të mundësive të reja për bizneset tona.