Një mjek - Foto: REL/Shutterstock

Oda e Mjekëve obligon mjekët të përdorin faksimilet

Oda e Mjekëvë të Kosovës i ka njoftuar mjekët që ende nuk e kanë tërhequr faksimilin duhet ta bëjë këtë për shkak se është i obliguar ta përdorë.

“Njoftojmë të gjithë anëtarët e Odës së Mjekëve të Kosovës se nga data 1 maj 2019 hyn në fuqi vendimi për përdorim obligativ të vulave të prodhuara nga OMK sipas autorizimeve ligjore, andaj lusim të gjithë anëtarët të cilët ende nuk kanë bërë tërheqjen e faksimilit të njejtën t’a bëjnë pranë zyreve të selisë së OMK-së që gjendet në QKUK, Instituti A, Kati III, 10 000 Prishtinë.” thuhet në njoftim.

Përmbajtja e vulës e pasqyron kualifikimin profesional të bartësit të saj bazuar në licensën e punës.

Në vendimin e Odës thuhet se çdo përdorim i vulave tjera të prodhuara apo të punuara individualisht nga të gjithë mjekët varëisht nëse janë të anëtarësuar në Odë apo jo është në kundërshtim me aktet juridike të Odës së Mjekëve të Kosovës dhe është vepër penale sipas Kodit Penal të Kosovës.