Oda e Afarizmit: Ministri Hamza liron lëndën e parë pas kërkesave tona

Pas kërkesave nga Oda e Afarizmit të Kosovës në emër të prodhuesve, Ministria e Financave ka marrë vendim që të gjithë ata që janë liruar nga lënda e parë në vitin 2018-të, kanë të drejtë të importojnë deri me datën 28 shkurt të këtij viti, deri sa Ministria t’i shqyrtoj kërkesat për ketë vit.

Këtë vendim të Ministrisë së Financave e ka përkrahur Oda e Afarizmit të Kosovës por ka kërkuar nga ministri Hamza që në të ardhmen mos të përsëriten bllokada të tilla për prodhuesit vendor.

“OAK ka reaguar disa herë gjatë këtij viti, e fundit ishte edhe komunikata e mëhershme, në lidhje me këto pengesa të panevojshme për prodhuesit vendor që kanë rezultuar edhe me ndalesa në terminale të lëndës së parë dhe kosto shtesë dhe pengesa në prodhim i cili është shtuar kohëve të fundit si pasojë e vendimit të Kryeministrit Haradinaj dhe për të vendosur taksen 100%”, thuhet në njoftimin e OAK.

https://kallxo.com/oda-e-afarizmit-akuzon-ministrin-se-po-bllokon-prodhimin-vendor/