Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë

O'Connell: Shpresojmë që Qeveria të zbatojë rekomandimet për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të OShP-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi  O’Connell ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për të përdorur memorandumin për emërime në pozitave të larta drejtuese edhe për zgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP).

“Ky është institucion shumë i rëndësishëm dhe ky Bord duhet të ketë njerëz që të kryejnë punën në interes të Kosovës”, ka deklaruar O’Connell.

Ambasadori britanik ka shtuar se shpreson që Qeveria dhe Kuvendi në fund të zbatojnë rekomandimet e parterit britanik.

“Çdo ditë kur shpallen vende të punës, në spital apo fakultet edhe kanë me marrë telefonatë me listën e emrave dhe kjo është recetë për dështim shtetëror. Shpresojmë që do të kemi njerëzit e duhur në Bord”, ka potencuar O’Connell.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë ceremonisë së nënshrkimit të Memorandumit të mirëkuptimit me kryetarin e OShP-së, Blerim Dina për ngritje të cilësisë së punës dhe rritjen e transparencës.

Kallxo.com e ka transmetuar live ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit mes OShP-së dhe Ambasadës britanike në Kosovë.

LIVEOShP dhe Ambasada Britanike nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 25 avril 2019

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) ka publikuar raportin e monitorimit të rekrutimit të titulluar “Ndarja e Kulaçit”.

Ky raport përmban të dhëna të grumbulluara brenda periudhës qershor 2018 – mars 2019 nga monitorimi direkt i 32 konkurseve: 14 janë zhvilluar me asistencë të kompanisë angleze të rekrutimit, BDO, dhe 18 të tjera jashtë listës së BDO-së.

Këto monitorime janë pjesë e projektit për monitorimin e proceseve të rekrutimit të pozitave të larta drejtuese që BIRN është duke e implementuar në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë.

‘Ndarja e kulaçit’, problemet në proceset e rekrutimit

.