Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë

O’Connell: Marrëveshja Kosovë-Serbi të jetë e mirë, jo e shpejtë

Ambasadori I Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell ka folur lidhur me takimin e 29 prillit  në Berlin ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe Serbis në Berlin.

Ai tha se në këtë fazë pritet marrëveshje në çdo takim por marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për të gjithë.

“Mendoj se takimi është shumë i rëndësishëm për të krijuar procesin. Tash jemi në fazë kur në çdo takim pritet marrëveshje. Mendoj se duhet kohë për një proces të mirëfilltë dhe për të pasur pajtim nga të dy palët për një marrëveshje afatgjate mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk po presim marrëveshje tash, por mendoj se është iniciativë shumë e rëndësishme e qeverive gjermane dhe francize”, tha O’Connell.

Ai shtoi se marrëveshja nuk duhet të jetë e ngutshme.

“Shpresoj që ka mundësi ka fokus ndërkombëtar, por çka do të ishte shumë e rëndësishme për ne, që marrëveshja të jetë e mirë, jo e shpejtë, të forcojë stabilitetin, të jetë në interes të të dyja palëve edhe të ketë përkrahjen e qytetarëve”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka thënë se mirëpret takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të kryesuar  nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

https://kallxo.com/haradinaj-takimi-i-berlinit-diskutim-i-sinqerte-per-normalizim-te-raporteve-kosove-serbi/