Ruairi O'Connell | Foto: Facebook

O’Connell: Jam për bashkëpunim rajonal por sonte dua fitore

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell ka komentuar ndeshjen Kosovë- Mali i Zi.

Kjo ndeshje ka nisur me tensione, që siç raportohet po vjen nga presioni i Serbisë mbi disa lojëtarë të Malit të Zi për ta bojkotuar ndeshjen.

Pas këtyre raportimeve ambasadori ka bërë të ditur se sot është më i interesuar në fitoren e Kosovës se në bashkëpunimin rajonal.

“364/365 [ditë] jam për baskhëpunim rajonal. Sonte dua fitore”, shkroi O’Connell.


https://kallxo.com/mediat-trajneri-dhe-dy-lojtare-te-malit-te-zi-bojkotojne-ndeshjen-kunder-kosoves/