Ruairi O'Connell - Foto: KALLXO.com

O’Connell i del në krah ambasadorit zviceran për komentin lidhur me veteranët

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj që kërkoi largimin e ambasadorit zviceran, Jean Humbert Lebet.

O’Conell në një postim në profilin e tij në Facebook tha se Lebet e ka thënë të vërtetën në lidhje me veteranët.

“Ambasadori Zviceran e tha atë që ne të gjithë e mendojmë. Është koha që populli i cili e do Kosovën të veprojë kundër krimit dhe korrupsionit. Është një sfidë e vështirë dhe jo vetëm për Kosovën. Por ata që veprojnë, do ta kenë përkrahjen tonë”, tha ambasadori britanik.

Ambasadori zviceran, Jean Humbert Lebet të mërkurën gjatë një vizitë në Drenas tha se që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët.

https://kallxo.com/ambasadori-i-zvicres-nuk-eshte-normale-ne-ta-financojme-ujesjellesin-e-ju-ti-financoni-veteranet-e-rrejshem/

Për këtë, ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj mbrëmë në emisionin “Pressing” kërkoi largimin e tij,

“Nuk është ambasadori për me u marrë me ato. Publikisht para qytetarëve është e pakuptimtë me e lidhë një investim me një temë të ndjeshme, me veteranët e luftës. Sikur t’isha ai që marrë vendime, sot ia kisha dërgu letrën e largimit”, ka thënë ministri Lekaj.