Foto: KALLXO.com

O’Connell flet për shpëlarjen e parave në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell në diskutimin e sotëm në Lëvizjes FOL ka folur edhe për shpëlarjen e parave në Kosovë.

O’Connell deklaroi se në Kosovë ekziston praktika që njerëzit që merren me shpëlarjen e parave të mos paditen, nëse nuk kanë kryer krime tjera.

Sipas tij, kjo mënyrë është një ftesë që parja kriminale të vije në Kosovë.

“Praktika e gjatë në Kosovë ka qenë mos me paditë shpëlarjen e parave, kur nuk ka krim tjetër. Si diplomat, menjëherë e kuptoj që kjo është thirrje për paren kriminale që krejt Evropa me përdorë si strehimore. Nuk do të iu padisim, nëse s’kryeni krime në Kosovë, jeni të lirë me ardhë”, tha O’Connell sot gjatë bashkëbisedimin në forumin FOL të Lëvizjes FOL