O’Connell: BIRN-i doli me gjetje shqetësuese nga procesi i monitorimit të rekrutimeve

Ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell vuri në pah rolin e rëndësishëm të Rrjetit Ballkanin për Gazetari Hulumtuese në monitorimin e rekrutimit në pozitat e larta drejtuese.

O’connel foli lidhur me projektin e Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese.

“E gjithë kjo po bëhet jo vetëm në nivelin qendror por edhe atë lokal. BIRN po bën të mirë në monitorimin e rekrutimit për shkeljet e bëra. Vitin e kaluar kemi ecur mirë por për fat të keq këtë vit nuk mund të konfirmoj të njëjtën gjë, kemi bërë një hap prapa. Kemi raportime shqetësuese, raste të falsifikimit të dokumenteve, animi apo favor për një kandidat emërimi i kandidatëve të pakualifikuar, konflikt interesi”, tha ai.

Ai shtoi se dështimi i këtij projekti do të jetë dështim i Kosovës.

“Kam thënë se suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës dhe dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës. Edhe këtë vit kemi emërimi i kandidatëve të pakualifikuar. Shembull është emërimi te Agjencioni për verifikimin e pronave. …Kemi raportime për interferime në proces nga BIRN në përzgjedhjen e drejtorit të Agjencionit Tatimor të Kosovës, falsifikim të dokumenteve për të përmbushur kriteret formale..”, tha O’Connell.

Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN Kosova) në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Britanike është duke punuar në monitorimin e proceseve të rekrutimit në disa institucionet.