Foto: Facebook

O’Connell: Bëhet Mirë me Punë dhe Angazhim

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka filluar sesionin e zakonshëm me pyetje-përgjigje në llogarinë e tij në Facebook. O’Connell u është përgjigjur shumë pyetjeve të qytetarëve lidhur me politikat vendore dhe politikat e Britanisë së Madhe kundrejt Kosovës.

Një qytetar e ka pyetur ambasadorin britanik “a bahët mirë najherë n’këtë vend?”.

Ndërsa, ambasadori brenda pak minutash ia ka kthyer përgjigjen qytetarit.

“Vetëm me punë dhe angazhimin e qytetarëve të Kosovës – unë besoj në fuqinë e tyre”, ka shkruar O’Connell.