Ruairi O'Connell, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë. Foto: Atdhe Mulla

O’Connell: 14 ushtarë britanikë humbën jetën në bombardimet e NATO-s

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë, tha se duhet nderuar pjesëtarët e KFOR-it që dhanë jetën e tyre në këtë ditë.

O’Connell përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se edhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Britanike kanë humbur jetën.

“Ishte nder të marrë pjesë në përvjetorin e ndërhyrjes së KFOR-it. Ne i kemi borxh 213 burrave dhe grave që dhanë jetën e tyre si pjesë e misionit të KFOR-it, mes tyre 14 anëtarë të Forcave të Armatosura Britanike. Ne duhet t’i nderojmë ata dhe familjet e tyre duke bërë më së shumti për paqen e krijuar nga sakrifica e tyre”, ka shkruar ai.

Bombardimet e NATO-s zgjatën nga 24 marsi 1999 deri me 10 qershor 1999.

Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorori forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë bombardimeve u vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura, baraka dhe lokacione ushtarake.

Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s, pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995.