OBSH: Virusi "Ebola" nuk është emergjencë ndërkombëtare

Një panel i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, ka vendosur të premten të mos e shpallë emergjencë ndërkombëtare shpërthimin e Ebolës në Kongo, përkundër përhapjes në Uganda këtë javë, duke theksuar se kjo do të shkaktonte dëme të mëdha ekonomike.

Republika Demokratike e Kongos po përballet me shpërthimin e dytë më të madh, vetëm tre vjet pas shpërthimit më të madh në botë.

Gati 1,400 vetë kanë vdekur në Republikën Demokratike të Kongos, që nga rasti i parë me Ebola në këtë vend, që është shfaqur gushtin e kaluar.

Në një njoftim, paneli i OBSH-së ka paralajmëruar për masa vendet fqinje, si në rastin e Ugandës.

“Kjo nuk është emergjencë globale, është emergjencë në Kongo, si dhe mund të prekë vendet fqinje”, tha doctor Preben Aavitsland.

Ai shtoi se nuk është e nevojshme të shpallet emergjencë ndërkombëtare për shkak se do të krijonte dëme të panevojshme në tregti dhe udhëtime.

Jeremy Farrar, drejtor i organizatës kërkimore Ëellcome Trust, me seli në Londër, tha se epidemia është më e keqe se ajo e periudhës 2013-2016 dhe se nuk tregon “shenja të ndalimit”

“Republika Demokratike e Kongos nuk duhet të përballet e vetme me këtë”, tha ai.

Ebola është një virus që fillimisht shkakton ethe, dobësi, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit.

Pacientët e prekur mund të vdesin nga dehidrimi dhe dështimi i disa organeve.

Shpërthimi më i madh që ka ndodhur në Afrikën Perëndimore më 2013-2016, ka prekur 28,616 njerëz, kryesisht në Guinea, Liberi dhe Siera Leone.

Atëbotë janë raportuar 11,310 vdekje.