Obiliq - Policia arreston hajnin në Termocentral

Një person është arrestuar nga Policia në dyshimet se ka tentuar të vidhte në Termocentralin Kosova B në Obiliq.

Sipas Policisë i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, i njëjti po dyshohet për veprat penale tentim vjedhje dhe dëmtim i pasurisë.

“Në T.C. Kosova B, në Obiliq me 22.11.2018 rreth orës 13:38 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte tentuar të vjedhë brenda objektit të KEK-ut. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.