Isa Mustafa - Foto: Atdhe Mulla

Numrat dhe Aktakuzat që e Bënë ‘Rrenc’ Isa Mustafën

Ish-kryeministri Isa Mustafa, i cili ‘ra nga karrigia’ me shtyrjen e vetë partnerit të koalicionit qeverisës në vitin 2017, nuk qëndroi edhe aq besnik në deklaratat e tij.

Mustafa u zu në rrenë disa herë gjatë vitit 2017 duke zënë një vend të rëndësishëm në top rrenat e Krypometrit për vitin e kaluar.

Së pari, ai ishte zotuar për një qeveri me ‘duar të pastra’, duke nënkuptuar se do të shkarkonte çdo zyrtar me aktakuzë.

Kjo nuk ndodhi me ministrin Dalibor Jevtiq dhe zyrtarin Murat Meha, ndaj të cilëve u ngrit aktakuzë.

Ish-kryeministri nuk u ndal me kaq.

Duke qenë edhe profesor i shkencave ekonomike ai bëri lojë me numra duke rrejtur lidhur me rritjen ekonomike dhe përqindjen e papunësisë në Kosovë.

Që nga fillimi i vitit të kaluar KRYPOMETRI, një verifikues faktesh i certifikuar faktesh i njohur ndërkombëtarisht, ka detektuar gënjeshtrat e bëra zyrtarët publik.

Krypometri është verifikuesi i parë dhe i vetmi i fakteve në Kosovë, i cili u bë pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Vërtetimin e Fakteve (IFCN).

Krypometri ka vazhduar matjen e deklaratave të zyrtarëve publikë edhe këtë vit dhe rrenat apo të vërtetat e tyre mund t’i gjeni këtu.