Numërimi i votave: Reka në avantazh në Strugë, Likovë, Gostivar e Haraçinë

Përderisa po vazhdon numërimi nga anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nga rezultatet e para thonë se kandidati shqiptar për president, Blerim Reka është në avantazh në Strugë, vend në të cilin për momentin Reka numëron, 1.671 vota, kurse prapa tij, është Stevo Pendarovski i cili numëron, 1.425 vota. Kurse kandidatja Gordana Siljanovska Dafkova, numëron 701 votë.

Në Gostivar, kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare sipas rezultateve të para, numëron 3.451 vota, kandidati i shumicës qeveritare, Stevo Pendarovski në Gostivar, numëron 2.385 vota kurse kandidatja e VMRO-DPMNE-së 1.492 vota.

Në Likovë, kandidati Blerim Reka për momentin, numëron  1.115 vota. Stevo Pendarovski  numëron 811 vota. Gordana Siljanovska – Dafkova ka marrë vetëm 3 vota.

Në Haraçinë, Blerim Reka numëron  1.271 vota, Stevo Pendarovski numëron 811 vota, kurse Gordana Siljanoska Dafkova ka marrë 15 vota./21Media