Ndotja nga Kosova A

Numër i Lartë i të Sëmurëve nga Ajri i Ndotur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka realizuar një hulumtim lidhur me efektet e ndotjes së ajrit në shëndetin e qytetarëve të Prishtinës.

Antigona Ukëhaxhaj nga ky institut, në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, foli lidhur me të gjeturat e hulumtimit që sipas saj tregojnë për rrezikshmërinë e nivelit të ndotjes së ajrit.

“Në bazë tëtë dhënave të gjetura në pranime spitalore në repartin e pediatrisë për grupmoshat 0 deri në 4 vjeç dhe 5 deri në 14 kanë qenë në përqindje të konsiderueshmë të lartë. Ne kemi hasur nga dy fëmijë në një shtrat në repartin e pediatrisë”, tha Ukëhaxhaj

Përballë Jeta Xharrës,  Ukëhaxhaj tregoi se  hulumtim lidhur me efektet e aerondotjes tek qytetarët e Komunës së Prishtinës e kanë realizuar nga gushti 2016 dhe janari 2017.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’, këtë javë i’u kushtua diskutimit mbi alternativave për ngrohje dhe ndotjes së ambientit.

Pjesëmarrës në debat ishin Haki Abazi nga KOSID, Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Valdrin Lluka, Ministër i Ekonomisë.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

https://www.youtube.com/watch?v=jMWfigxT3ok