Nuk Përdoret, por Dëmtohet Mbikalimi në Ulpianë

Mbikalimi te lagjja Ulpiana ka disa vite që është ndërtuar dhe përkundër aksidenteve të shumta ku veturat shkelin qytetarët teksa kalojnë rrugën, ai ende nuk përdoret si vendkalim nga qytetarët, shkruan rtv21.tv

Në disa fotografi të siguruara nga RTV21, shihet se ky mbikalim është dëmtuar, pasi përveç mbeturinave që gjenden përreth dhe shkrimeve, xhamat e tij janë thyer nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Duket se edhe institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e tij janë mobilizuar me gjendjen e këtij mbikalimi, duke mos u shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojnë gjithë ato xhama që gjenden në rrugë, shumë afër stacionit ku çdo ditë qindra qytetarë presin shërbimin e transportit publik./21Media