nga një mbledhje e Kryesisë së Kuvendit. Foto: Kallxo.com

Nuk Dëgjohen Ndërkombëtarët- Në Rend Dite Shfuqizimi i Speciales

Pavarësisht kundërshtimit të fuqishëm nga ndërkombëtarët, në rend dite të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është edhe Projektligji për Shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Rendin e ditës së mbledhjes së kryesisë që e ka këtë pikë dhe gjithashtu edhe kërkesën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së për seancë të jashtëzakonshme e ka siguruar KALLXO.com.

Këtë rend dite e kanë marrë edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nënshkruan nismën për shfuqizimin e ligjit që i hapi udhë krijimit të Gjykatës Speciale, e cila do të gjykojë pretendimet për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e UÇK-së.

Por atë ditë Kryesia e Kuvendit dy herë dështoi të mblidhet për mungesë kuorumi, ndërsa nuk arriti ta çojë këtë nismë në Kuvend.

http://kallxo.com/mblidhet-kryesia-43-deputet-kerkojne-rrezimin-e-speciales/

Sot Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen e qeverisë tha se ekzekutivi nuk ka ndonjë propozim ligjor në lidhje me shfuqizimin e speciales për ta dërguar në Kuvend.

http://kallxo.com/qeveria-nuk-ka-propozim-per-kuvendin-rreth-speciales/

Sot Zyra e BE-së u kërkoi deputetëve që nënshkruan nismën për shfuqizim që të heqin dorë prej saj.

http://kallxo.com/kerkon-nga-deputetet-te-terhiqen-nga-shfuqizimi-speciales/

Në vijim mund të shihni rendin e ditës së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është përfshirë shfuqizimi i ligjit për Specialen.