Mbledhja e Senatit të UP-së - Foto: KALLXO.com
Nuk Avancohet Gruaja e Bujar Dugollit
Mimoza Dugolli nuk arritur të avancohet në titullin Profesoreshë-Asistente në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës pas vendimit të senatit të Universitetit të Prishtinës.
Me 19 vota kundër avancimit të saj, 7 pro dhe 7 abstenim është votuar që Mimoza Dugolli të mos zgjidhet profesor asistente për shkak se nuk i plotëson kushtet e punimeve shkencore.
Ky vendim erdhi pasi që edhe Keshilli i Fakultetit të FNA-së ka propozuar që Mimoza Dugolli nuk i plotëson kushtet për tu zgjedhur profesor asistent
Mimoza Dugolli që është bashkëshortja e Bujar Dugollit, dekanit të Fakultetit Filozofik në vitin 2016 kishte aplikuar për avancim në profesoreshë-asistente, por Komisioni i Studimeve atëherë i kishte lëshuar vendim se nuk ka plotësuar kriteret për këtë avancim në bazë të Statutit të UP-së
Pastaj Mimoza Dugolli ishte ankuar në Inspektoratin e Punës, ndërsa kjo ankesë u shqyrtua sot në mbledhjen e Senatit.
Në nëntor të vitit të kaluar senati vendosi që ankesën e profesoreshës Dugolli ta kthejë në Këshillin e Fakultetit.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me procesin e avansimit të Dugollit.
http://kallxo.com/senati-kthen-mbrapsht-ankesen-e-gruas-se-dekanit/