Njihuni me pajisjet 40 kilogramëshe të ushtarit special të Shqipërisë

Pajisjet e një ushtari të njësive special të Ushtrisë Shqiptare peshojnë 40  kilogramë ndërsa në mesin e tyre janë renditur dhjetëra aksesorë.

Pajisjet janë prezantuar në një video material të Ushtrisë Shqiptare.

 

Arma kryesore është automatiku Amerikan M4A1 i cili shoqërohet me 8 krehër me fishekë dhe shënjestër hartografike. Arma e dytë është pistoleta bereta Px4 e cila mbanë 17 fishekë.

Pajisjet e tjera të cilat arrijë peshën në 40 kilogramë janë të renditura më poshtë.

  • Cantë e madhe Multi Cam
  • Dyshek alpin
  • Paketë hidratuese
  • Uniforma rezervë
  • Kundërgaz
  • Dylbi dite
  • Dylbi nate
  • Elektrik
  • GPS
  • Helmetë taktike
  • Rrip taktik
  • Paketa e shëndetësisë
  • Antiplumb
  • Radio+kufje