ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Njësia Speciale e Policisë dhurojnë gjak

Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka filluar fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë mbështetur gjithnjë këtë aktivitet duke dhuruar gjak, prandaj sot do të zhvillohet në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë të Sllatinës.

Vendi: Kampi Vrella, tek pjesëtarët e Njësive Speciale të PK-së- Ora: 11:00- Datë: 15.02.2019 (e premte)