Njeriu i AKI-së emërohet këshillar i Ramush Haradinajt

Numrit të madh të këshilltarëve të kryeministrit të vendit iu është bashkuar edhe avokati, Shkëlzen Sopjani në pozitën e këshilltarit të Jashtëm Politik.

Siç bënë të ditur Haradinaj, Sopjani është avokat dhe ish-inspektor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI).

Kreu i ekzekutivit ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, së njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes “sa më të avancuar dhe efektive”.