Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Mramor, në gjendje të rëndë

Njëriu nga të lënduarit në aksidentin e trafikut në Mramor është ende në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili ndodhet në QKUK.

Ai shtoi se nga 10 pacientët që ka pranuar QKUK, tre prej tyre kanë vdekur, ndërsa shtatë të tjerë janë duke u trajtuar.

Ministri ka folur edhe për gjendjan shëndetësore të ambasadores së Turqisë, Kivilcim Kiliç.

“Gjendja e ambasadores është mirë, ka lëndime në krahun e djathtë”, tha Mustafa.

Tre persona mbetën të vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, saktësisht në fshatin Mramor.