Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Njerëz të Dënuar e të Akuzuar Ndër të Dekoruarit e Presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dekoruar me Medaljen Presidenciale në 10 vjetorin e Pavarësisë mbi 200 personalitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Mes tyre ka personalitete nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, nga Konferenca e Rambujesë, media, gazetarë, kameramanë, publicistë, presidentë e kryeministra të Shqipërisë dhe emra që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Mes tyre janë ish-Presidenti, Ibrahim Rugova, Heroi i Kombit Adem Jashari, simboli i rezistencës kosovare Adem Demaci, Heroi Zahir Pajaziti, akademikun Rexhep Qosja, kryeministrin Ramush Haradinaj e kreun e Kuvendit Kadri Veseli.

Në listë është edhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, i cili aktualisht është në vuajtje të dënimit pasi është gjetur fajtor në akuzën për krime lufte ndaj popullatës civile.

Në listat e publikuara vërehet se i akuzuari në aferën e tjetërsimit të tokave në Prishtinë, ish deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dekoruar dy herë.

Ndër personat që janë aktualisht në proces gjyqësor figuron emri edhe i ish komandantit të UÇK-së për Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku dhe ai i Zëvendës kryeministrit aktual, Fatmir Limaj.

Aty është edhe protagonisti kryesor i aferës së përgjimeve ‘Pronto’, Adem Grabovci.

Ja lista e plotë e të dekoruarve: