Ilustrim

Një tërmet i fuqishëm godet Rusinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 7.4 ballësh goditi Rusinë të enjtën, njoftoi Instituti Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Agjencitë ruse të lajmeve nuk raportuan për dëmet e mundshme në objekte dhe popullatën lokale.

Tërmeti goditi gadishullin Kamchatka në lindje të Rusisë.

Qendra paralajmëruese e cunamit tha se valët e mundshme të cunamit nga tërmeti ishin të mundshme brenda perimetrit 300 kilometra përgjatë brigjeve të Rusisë. (REL)