Stuhi acari në ShBA - Foto: Rtv21

Një Stuhi e Acartë Ka Goditur ShBA-në

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa autostradat janë mbuluar nga akulli në disa shtete amerikane, teksa një stuhi vdekjeprurëse ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, nga brigjet e Gjirit të Meksikës e deri në liqenet veriore, duke sjellë borë, erëra të forta, reshje shiu dhe breshër.

Në Aeroportin ndërkombëtar “Sent Poll” të Miniepëllisit aeroplanët kanë qëndruar në tokë, pasi stuhia e borës e bëri tejet të vështirë mbajtjen pastër të pistës, ndërsa aeroplanët ishin të mbuluar nga shtresa akulli e bore.

Afro 470 fluturime u anuluan, përpara se njëra prej pistave të hapej për pak kohë pas orës 22:00 të mbrëmjes, tha një zëdhënës i aeroportit.

Autoritetet mbyllën disa autostrada në jugperëndim të Minesotës, ku u këshillua të mos lëvizej, ndërsa kushtet për drejtim të automjeteve u bënë tejet të vështira edhe në pjesën jugore të shtetit.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi mbi 51 cm borë në pjesën jugore të këtij shteti, përfshi Miniepëllisin dhe Sent Pllin, gjatë kësaj të diele.

Mot i ngjashëm në këtë pjesë të vendit pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim./21Media