FOTO: Komuna e Gjakovës

Një rrugë e Gjakovës ndalon qarkullimin e veturave për dy orë

Sot në Gjakovë, prej orës 10-12 është ndaluar qarkullimi i automjeteve në rrugën ‘UÇK’, në Gjakovë.

Në kuadër të “Javës së lëvizshmërinë”, aktivitet ky që po organizohet në tërë Kosovën, sot edhe në Gjakovë është shënuar “Dita pa makina”, me ç‘rast në rrugën “UÇK” në qendër të qytetit prej orës 10: 00 deri në orën 12:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve motorike dhe qarkullimi është bërë vetëm me këmbë apo me biçikleta.

Në hapje të këtij aktiviteti ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili ka thënë se përkundër faktit që automjeti është i domosdoshëm në dinamikën e përditshmërisë së sotme, megjithatë, qytetarët duhet të gjejnë më shumë raste që të lëvizin pa makina.
Ndryshe, “Javës së lëvizshmërinë”, është organizuar nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ndërsa është përkrahur nga komuna e Gjakovës dhe organizatat rinore lokale.

Sipas zyrtarëve, ndalesa e qarkullimit të automjeteve prej dy orësh po bëhet për ruajtjen e ambientit dhe që qytetarët të vetëdijësohen e të mos i përdorin shumë automjetet e tyre.