Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja - Foto: KALLXO.com

Një Person i Vrarë në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete para pak çastesh në lagjen “Fidanishte” të Pejës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Siç shihet edhe në fotografi në vendin e ngjarjes janë grumbulluar edhe shumë qytetarë.

Personi që është gjetur i vdekur është vrarë.

Rastin e vrasjes për KALLXO.com e konfirmoi Driton Rugova, zyrtar për Informim i Policisë në Pejë.

Sipas burimeve të KALLXO.com, viktima është M.Z., pronar i një lokali në këtë lagje.