Ilustrim

Një Person Vdes Pasi Bie në Bunar

Policia në raportin e përditshëm njofton për vdekjen e një personi në Stubëll të Vitisë, pas rënies së tij në një bunar.

“Raportohet se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar/shqiptar ka rënë në një pus”, thuhet në raportin policor.

Njësitë policore dhe zjarrfikësit janë përfshirë në nxjerrjen e të mbyturit nga bunari, tregon më tutje policia.

Prokurori ka urdhëruar që të vdekurit t’i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

KALLXO.com ka raportuar edh më herët për vdekje të tilla.

http://kallxo.com/mbytet-6-vjeci-ne-gjilan/

Në vitin 2012 një fëmijë 10 vjeçar ishte nxjerrë i gjallë nga një pus.