Foto: Ilustrim

Një person theret me thikë, shoqërohen në polici pesë persona

Një 34 vjeçar është therrur me thikë në rrugën “Fazli Grajqevci” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se pas një përleshje fizike mes disa personave, E.N është therrur me thikë dhe është dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin, policia ka arritur që nga vendi i ngjarjes të shoqëroj për në stacion policor, pesë persona të dyshuar.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit Qendra  në Prishtinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet në institucionet përkatëse”, njofton policia.