Ilustrim

Një person i arrestuar në Prishtinë për posedim të narkotikëve

 

Një person është arrestuar të hënën në Prishtinë, pasi gjatë kontrollimit nga ana e Policisë, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël me substancë narkotike e llojit marihuanë, në peshë rreth 1.4 gramë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendimin e prokurorit.

Arrestimi është bërë në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë rreth orës 22:10.