Një oficer i Policisë në Podujevë vdes nga plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka vdekur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Burime të KALLXO.com thonë se zyrtari i Policisë ka vdekur pak kohë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Sipas një burimi të KALLXO.com, incidenti në të cilin është plagosur polici ka ndodhur rreth orës 21 :15.

Ai ka vdekur pak kohë më pas.

KALLXO.com merr vesh që oficeri është vetëplagosur.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tij në Podujevë.

KALLXO.com ka tentuar të marrë informacione rreth rastit nga Policia në Prishtinë, por kontakti ka qenë i pamundur.