Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Një muaj paraburgim të dyshuarit për vrasjen e 21 vjeçarit në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e 21 vjeçarit në fshatin Bresalc të komunës së Gjilanit.

“Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj të dyshuarit për vrasje dhe për posedim, kontroll dhe mbajtje të paautorizuar të armës”, ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Sabit Shkodra.

Në mesnatën e ditës së shtune, 21-vjeçari me inicialet F.A. është qëlluar për vdekje nga një person, emrin e të cilit e ka zbuluar Prokuroria – Liridon Uruqi.

https://kallxo.com/vritet-nje-22-vjecar-ne-gjilan/

https://kallxo.com/vrasja-ne-gjilan-arrestohet-i-dyshuari-kryesor/

https://kallxo.com/prokuroria-te-dyshuarit-per-vrasjen-ne-gjilan-tentuan-ta-inskenojne-ngjarjen-si-vetevrasje/