Një muaj paraburgim për të miturin i cili u kap me drogë

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të miturit A. I.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 shkurt, në  rrugën “Dëshmorët” në Komunën e Vitisë, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë, tek i mitur është gjetur një sasi prej 264,6 gramë  substanca narkotike të llojit marihuanë.

I njëjti, një ditë pasi ka mbajtur masën e paraburgimit dhe është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, ka përsëritur veprën e njejtë.

Prokuroria ka njoftuar se Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit.