Magjistralja Prishtinë-Shkup | Foto: KALLXO.com

Një i Lënduar në Aksidentin në Ferizaj

Në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj te fshati Babush në një aksident është lënduar një person.

Lajmin për aksidentin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi.

“Rreth orës 8:15 një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Ferizaj me saktësisht në fshatin Babush. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të marrë informacionin për këtë aksident,” tha Gashi.

Ai bëri të ditur se një person është lënduar në këtë aksident,  ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë

Nga ky aksident është lënduar një person i cili është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt dhe është jashtë rrezikut për jetë,” Agim Gashi.

KALLXO.com shkroi edhe për aksidente tjera gjatë muajit shkurt.

http://kallxo.com/aksident-zinxhiror-ne-veternik/

http://kallxo.com/aksident-rende-ne-fushe-kosove-2/

Në Komunën e Prishtinës që nga hyrja në fuqi e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor në shtator 2016, numri i aksidenteve ka rënë për 11 për qind.

http://kallxo.com/ligjin-e-ri-11-per-qind-pak-aksidente/