Një i vrarë në një lokal në Lipjan

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rreth orës 20:00 Policia ka marrë informatën se në një lokal në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan është gjetur një person pa shenja jete.

Personi në fjalë është i moshës 36 vjeçar dhe ka qenë punëtor i këtij lokali.

“Me të marrë informatën Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja fillestare e vendngjarjes është konstatuar se një mashkull rreth 36 vjeç, që është konfirmuar si punëtori i lokalit në fjalë është pa shenja jete, dhe ka një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit”. ka thënë Borovci për Kallxo.com.

Më tej ai ka thënë se aktualisht po vazhdon ekzaminimi i vendit të ngjarjes si dhe rasti po hetohet nga ana e Policisë si vdekje e dyshimtë.

“Përderisa janë duke u ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja”, ka shtuar ai.