Foto: Reuters/BBC

Një i vrarë dhe tre të plagosur në një sinagogë në California

Një person i armatosur ka gjuajtur me armë zjarri në një sinagogë në California të shtunën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur tre persona të tjerë, raporton BBC.

19 vjeçari i quajtur John Earnest u arrestua pas sulmit, në Poway, në veri të qytetit të San Diego.

Sinagoga ishte duke mbajtur ceremoninë e një festë të Pashkës, kur personi i armatosur gjuajti, raporton BBC.

Policia nuk dha një motiv por presidenti i ShBA-së, Donald Trump tha se sulmi u duk si “një krim i urrejtjes”.

Sulmi vjen pikërisht gjashtë muaj pas të shtënave në Pittsburgh në tetor të vitit 2018, në të cilin 11 persona u vranë, që mendohet të jetë sulmi më i keq antisemit në historinë e kohëve të fundit të ShBA-së.