Foto: Ilustrim

Një i Vdekur e Një i Lënduar Rëndë në Aksident Trafiku

Policia Rajonale e Pejës njofton se sot rreth orës 12:00 në fshatin Treboviq ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin një person ka humbur jetën e një tjetër ka marrë lëndime të rënda trupore.

K.H. (1982) ka ndërruar jetë teksa po dërgohej me ambulancë nga Spitali Rajonal i Pejës për në QKUK. Ndërsa, V.H. 15-vjeç ka marrë lëndime të rënda trupore.
“Drejtuesi i veturës së aksidentuar për shkak të lëndimeve të rënda trupore  ka ndërruar jetë teksa po transportohej me autoambulancën e Spitalit Rajonal të Pejës për në QKUK, në Prishtinë. Rreth orës 14:50 Policia ka pranuar informacionin se K.H. kishte arritur pa shenja jete në QKUK”, thuhet në njoftimin e Policisë së Pejës.

Sipas Policisë, K.H. ishte duke drejtuar automjetin e tipit “Ford” në drejtim të fshatit Nakull dhe për shkak se nuk ju ka përshtatur kushteve të komunikacionit, kishte dalë jashtë rrugës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është dhënë familjarëve për ceremoninë e varrimit.