Arkiv

Një i vdekur e gjashtë të lënduar në një aksident mes autobusit dhe një veture në fshatin Çallapek

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident mes një veture dhe një autobusi në fshatin Çallapek, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 18:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj me saktësisht në fshatin Çallapek, ka ndodhur një aksident trafiku mes një autobusi dhe një veture, ku lëndime kanë pësuar gjashtë persona. Njëri nuk ka arritur t`u përballoj plagëve të aksidentit dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Ahmeti.

Ajo ka thënë se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, derisa sipas saj personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor.