Një i vdekur e 9 të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë- Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjakovë.

Në këtë aksident janë lënduar 9 persona, ndërsa një fëmijë ka vdekur.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi Policia Rajonale e Gjakovës.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, në të cilat shihet një veturë e dëmtuar rëndë nga aksidenti.