Një i plagosur në Deçan, arrestohen 2 fëmijë

Njësitë policore të Deçanit në bashkëpunim me Njësitin e Hetimeve të Rajonit të Pejës kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë 2 të mitur, të cilët dyshohet se i shkaktuan lëndime të rënda trupore një 37-vjeçari.

Rreth orës 11:50, Policia e Deçanit është informuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Deçan se një person i lënduar është transferuar në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Patrullat policore pranë stacionit policor Deçan, kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kuptuar rrethanat e këtij rasti, aty kanë takuar një person i cili deklaron se viktimën Sh.G., lindur më 1982,e ka dërguar në emergjencë”, njofton Policia e Pejës.

Personi i lënduar nga Spitali Rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar në QKUK për tretman adekuat.

Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.