Lipjani (Ilustrim)

Një i lënduar në aksidenti trafiku në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:30 në udhëkryqin e Suhadollit në Lipjan.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.

“Në udhëkryqin e Suhadollit në Lipjan  ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasoj` e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se me rastin po merret njësiti i trafikut në Prishtinë.

Ditëve të fundit është shtuar numri i aksidenteve për shkak të reshjeve të borës.