Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Një i arrestuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar para rreth dy orëve në Prizren pasi që i njëjti dyshohet për tentim vrasje.

Togeri në rajonin e Prizrenit Shaban Osmanolli e ka konfirmuar rastin për KALXO.com, duke treguar se i dyshuari është arrestuar në fshatin Malësi e Re në Prizren.

“Po është ndaluar dhe është arrestuar një person në fshatin Malësi e Re në Prizren, i dyshuar për tentim vrasje”, ka thënë Osmanolli.

Ai tutje ka shtuar se arrestimi ka ndodhur në bazë të informatave inteligjente të cilat i ka pranuar sektori i hetimeve rajonale.

“Në momentin e arrestimit, zyrtarët policor tek i dyshuari kanë gjetur edhe një armë të tipi A 47 dhe  25 fishekë”, ka thënë Osmanolli.