Foto: RTV21

Një i arrestuar për protestë kundër serbëve të kthyer në Poterq të Klinës

Disa banorë të fshatit Poterq i Epërm të komunës së Klinës, protestuan kundër ardhjes së disa pelegrinëve të komunitetit serb, për të kremtuar në kishën e këtij fshati.

Në shenjë proteste në vendin ku është paraparë të mbahet tubimi u mblodhën rreth 60 qytetarë shqiptarë me rreth 50 automjete, me arsyetimin se gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe kanë vrarë banorë të këtij fshati.

Policia ka arrestuar kryetarin e fshatit, Ismet Jagoba, si dhe ka larguar banorët shqiptarë nga rrënojat e kishës.