Ilustrim- Foto: Rtv21

Njazi Thaqi: Fajin për mungesë të rrymës nuk e ka KEK-u

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka njoftuar se ajo është duke dhënë maksimumin për prodhimin e energjisë.

Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, Njazi Thaqi, ka sqaruar se KEK nuk i ka fajet për ndërprerjet e energjisë elektrike me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës në këto ditë të ftohta.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Thaqi thotë se kapacitetet maksimale prodhuese të termocentraleve të Kosovës 800 megavatë orë energji elektrike dhe se që nga data 13 dhjetor, KEK-u është duke prodhuar me kapacitete të plota.

“Pra prodhimin e kemi 800 MW/h per rrjet dhe nevojat e brendeshme qe aktualisht eshte rreth 870 MW/h”, ka shkruar ai.

Thaqi thotë se ky është obligimi i korporatës që drejton dhe se atë po e përmbushin me përgjegjësi të lartë dhe me një angazhim maksimal të të gjithë punëtorëve.

“Sa i perket reduktimeve per te cilat po na drejtoni ankesa dhe pyetje nuk mund te japim asnje pergjigje per shkak se nuk eshte pergjegjesi e jona”, ka shtuar Njazi Thaqi.

KALLXO.com raportoi sot se kryetari i Komunës së Suharekës ka kërcënuar sot se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike me orë të tëra nuk e ka përjashtuar mundësinë e bllokimit të rrugëve në shenjë proteste kundër KEDS-it.

https://kallxo.com/kryetari-i-suharekes-paralajmeron-bllokim-te-rrugeve-ne-shenje-proteste-kunder-keds-it/

Me mungesë të rrymës për shumë orë janë përballur edhe banorët e Fushë-Kosovës.