Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Nitaj: Nuk e dëgjova deklaratën e Haradinajt për ‘qenef mashkull’

Deputeti i AAK-së Muharrem Nitaj, i cili në pamjet e transmetuara nga KTV shihet të jetë afër kryeministrit kur ai e quan dikë “qenef mashkull” ka thënë për KALLXO.com se nuk e ka dëgjuar këtë deklaratë.

“Këto janë trille mediatike. Kështu është kur disa prej mediave e sipas interesave te tyre, që nuk kanë të bëjnë asgjë me profesionalizmin, i kontekstualizojnë edhe sjelljet edhe pëshpëritjet e njerëzve”, ka thënë për KALLXO.com deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.

“Të them të drejtën unë as që e kam dëgju atë fjalë. Unë kam pi kafe menjëherë pas seancës me kryeministrin dhe as qe është zëne goje Kadri Veseli.  Prandaj po çuditem me disa qe mezi nuk po presin me i fry zjarrit”, ka deklaruar Nitaj.

Muharrem Nitaj ishte afër kryeministrit në momentin kur pretendohet se ai përdori fjalët “qenef mashkull”.