Bilall Sherifi, NISMA

NISMA kërkon që SBAShK e MAShT të gjejnë zgjidhje për orët e humbura gjatë grevës

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, pas mbledhjes së Kryesisë tha se sot në Kuvend do të ketë debat për kompensimin e orëve të humbura në arsim.

“Në emër të 42 deputetëve që kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për çështjen e arsimit përkatësisht pas situatës së krijuar pas refuzimit të mbajtjes së orëve mësimore të cilat nuk kanë thjesht orë pune, por janë njësi mësimore. Nga gjendja e krijuar pas grevës, nuk është minus një orë pune por minus një orë mësimore. Është kërkuar debat dhe nga seanca ka për qëllim të dilet me rekomandime që edhe Sindikata edhe MASHT të gjejnë një zgjidhje për t’i kompensuar të gjitha këto”, tha Sherifi.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit  për kompensimin e orëve të humbura në arsim do të mbahet pas kërkesës së 42 deputetëve.

Seanca është thirrur për në orën 11:00.